ShowBiz
Jeta e miliarderit Elon Musk së shpejti në ekranin e madh
Demokracia
21:28 | 10 Nëntor 2023

Share:

Shumë shpejt, publiku do të njohë më nga afër, përmes ekranit të madh, biografinë e njeriut më të pasur të planetit, Elon Musk. Momentalisht, të drejtën që biografinë e tij ta kthejë në një film e ka fituar kompania e prodhimit të filmave A24.

Pas marrjes së të drejtave, biografia e Walter Isaacson për biznesmenin miliarder pritet të sillet në ekranin e madh nga Darren Aronofsky, i cili ka bërë regjinë e “Black Sëan”, “Requiem for a Dream” dhe të fundit “The Whale”. Libri biografik për Elon Musk u botua në shtator, por ai ka marrë një sërë kritikash.

Elon Musk, tani 52 vjeç, ka lindur dhe është rritur në Afrikën e Jugut. Sipas biografit të tij, ai ka vuajtur torturë mendore nga babai i tij Errol. Miliarderi është CEO i Space X, pronar X, CEO i prodhuesit të makinave Tesla. Sot, ai kryeson listën e miliarderëve në kohë reale të Forbes me një vlerë neto prej 223.8 miliardë dollarë.

Të ngjashme