ShowBiz
Jeta e Georgina Rodriguez së shpejti në Netflix
Demokracia
20:31 | 19 Prill 2021

Share:

Një dokumentar për jetën dhe karrierën e Georgina Rodriguez si yll i mediave sociale, do të lansohet në Netflix.

Georgina Rodriguez, modele spanjolle-argjentinase dhe influencuese në Instagram ka më shumë se 24 milionë ndjekës në Instagram, shkruan Demokracia.com.

27-vjeçarja e cila është edhe e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, duke thënë se ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur për projektin e ri.

Siç është njoftuar nga Netflix, shfaqja do të jetë një portret i thellë dhe emocional i gruas pas fotove, historive dhe titujve të mëdhenjë.

https://www.instagram.com/p/CNrvbQgnPGm/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme