ShowBiz
Jessica Simpson: Nuk kam menduar për alkoolin gjatë pandemisë Covid-19
Demokracia
11:26 | 26 Mars 2021

Share:

Jessica Simpson, e cila vendosi të hiqte dorë nga alkooli në nëntor të vitit 2017 dhe nuk ka pirë më që nga ajo kohë, po tregon se si menaxhoi gjendjen e saj gjatë pandemisë COVID.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Jessica Simpson, vendosi që të linte alkoolin në vitin 2017 dhe së fundmi për revistën People ajo ka ndarë përjetimet e saj gjatë pandemisë Covid-19, transmeton Demokracia.com.

Simpson tha se nuk kishte menduar për alkoolin,  kur u pyet për këtë “vit sfidues” dhe si ishte “të qëndrosh e kthejllët këtë vit”.

“Është e çuditshme sepse alkooli ishte një gjë e lehtë për mua të hiqja dorë”, përgjigjet Simpson.

Duke folur për të dhe burrin e saj Eric Johnson, autorja e librit ‘Open Book’ tha se as ajo dhe as burri i saj nuk kishin pirë gjatë kësaj kohe.

Në librin e saj më të shitur, Simpson tregon përjetimet e saj pas një feste Hallouini në vitin 2017, viti kur ajo vendosi të linte alkoolin sepse ndikonte keq në shëndetin e saj.

Dhe kur Simpson mori vendimin të hiqte dorë nga alkooli po atë vit, burri i saj bëri të njëjtën gjë.

“Ai tha ‘Do ta bëj me ty, vogëlushe’ dhe ai nuk është kthyer mbrapa dhe nuk ka pirë më. ”

Çifti ndan tre fëmijë: vajzat Birdie Mae, 2 vjeç dhe Maxwell Drew, 8 vjeç, si dhe djalin 7 vjeç Ace Knute. /Demokracia.com/

Të ngjashme