Lajme
Jerusalem Post: A po bien në duar të gabuara armët e dhuruara për Ukrainën?
Demokracia
14:33 | 20 Prill 2022

Share:

Më herët u raportua se disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se nuk kanë pothuajse “fare ide” se çka po ndodhë me armët e tyre sapo ato mbërrijnë në Ukrainë, shkruan Sky News.

Kjo ka ngritur dilema nëse në periudhën afat-gjatë këto armë mund të përfundojnë në ato që ShBA i konsideron si “duar të gabuara”.

Tani, këto shqetësime janë rritur në Izrael pas publikimit të një video që shfaq batalionin Azov, një grup që ka qenë në mbrojtje të Mariupolit por që ka lidhje me të djathtën ekstreme, duke përdorur armët izraelite.

Jerusalem Post shkruan: “Video e publikuar së fundmi tregon se këto armë izraelite tani janë në duart e Batalionit Azov, i cili është cilësuar nga shumë si milicia Neo-Naziste”.

“Teksa CNN dhe mediat e tjera kanë shpalosur mundësinë se grupi Azov është reformuar, grupi ende ka Neo-Nazistë në radhët e tij dhe ka supremaci të bardhë”, shkruan The Jerusalem Post.

Të ngjashme