Sport
Jeremy Monga bëhet lojtari i dytë më i ri që luan në Ligën Premier, por debuton me një fanellë të veçantë
Demokracia
13:11 | 08 Prill 2025

Share:

Jeremy Monga i Leicester City u bë lojtari i dytë më i ri i Ligës Premier kur ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë në humbjen 3-0 të së hënës mbrëma ndaj Newcastle United.

Ethan Nwaneri i Arsenalit mbetet lojtari më i ri i në histori të Ligës Premier, pasi ka debutuar në kampionatin elitar anglez kur ishte 90 ditë më i ri se Monga.

Monga, një reprezentues i Anglisë U-16, bëri debutimin e tij për ekipin e parë në moshën 15 vjeç, 271 ditë, teksa Nwaneri ishte në moshën 15 vjeç e 181 ditë.

Megjithatë, ajo që befasoi të gjithë ishte fanella e tij pa sponsor.

Atij iu desh të vishte një fanellë ‘bosh’, sepse ajo sponsorizohet nga një platformë lojërash fati në internet.

 

Akti i Kumarit në Britani i vendosur më 2005, i cili iu nënshtrua një rishikimi në vitin 2020, i ndalon lojtarët nën 18 vjeç të veshin fanella që shfaqin sponsorët e lojërave të fatit.

Ndryshe, Leicester City, i cili pësoi humbjen e tetë radhazi në ligë pa shënuar gol, është i 19-ti në renditje, 15 pikë poshtë zonës së sigurisë.

 

 

 

 

Të ngjashme