Jeremy Clarkson ka vendosur të kthehet në Top Gear për herë të parë që nga largimi i tij në vitin 2015.
Clarkson, 60 vjeç, do të paraqitet në shfaqjen e automjeteve këtë mbrëmje, 7 prill, si pjesë e një episodi të veçantë homazhesh për të ndjerën Sabine Schmitz.
Me nofkën ‘Mbretëresha e Nürburgring’, Sabine ishte një shofere profesioniste garimi me motor për BMW dhe Porsche e cila kishte punuar gjithashtu si prezantuese e Top Gear. Sabine fatkeqësisht vdiq nga kanceri në mars në moshën 51 vjeç, transmeton Demokracia.com.
Një përmbledhje për episodin, i cili tashmë është në dispozicion për t’u transmetuar përmes BBC iPlayer, lexon:
Freddie Flintoff, Chris Harris, Paddy McGuinness dhe ish-prezantuesit, Jeremy Clarkson, Richard Hammond, James May, Matt LeBlanc dhe Rory Reid, bashkohen me figura të njohura nga bota e automjeteve për të ndarë kujtimet e tyre më të dashura për kolegen e tyre Sabine, Mbretëresha e Nürburgring.
Në një njoftim për shtyp, producentja ekzekutive e Top Gear, Clare Pizey, tha:
Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të përzemërta partnerit të Sabine, Klaus dhe familjes së saj, humbja e së cilës është shumë më e madhe se e jona. Na u desh t’i bënim një nderim të veçantë Sabines pasi ajo ishte një pjesë e madhe e familjes tonë Top Gear dhe nuk do ta harrojmë kurrë gëzimin që kemi patur kur punomin dhe njohëm atë, transmeton Demokracia.com.
Clarkson u largua papritmas nga Top Gear pas një grindjeje fizike me një producent. Bashkëpuntorët e tij Richard Hammond dhe James May ndoqën shembullin dhe treshja që prej asaj kohe ka vazhduar të krijojë një seri të re në Amazon Prime, ‘The Grand Tour’.
Top Gear: Një Homazh për Sabine Schmitz do të transmetohet të mërkurën me 7 prill në orën 19:30 në BBC One. /Demokracia.com/