Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka dorëzuar vizën historike të fundit turistike që e lëshon ambasada gjermane në Prishtinë.
Kjo ndodhi vetëm disa ditë para liberalizimit të vizave të qytetarëve nga Kosova.
Nga ana e tij, Rohde tha se e ka mbajtur premtimin që e ka dhënë rreth liberalizimit të vizave të kosovarëve
Personi që e pranoi këtë vizë ishte Bujar Rrustemi nga Vushtrria i cili tha se ndihet i lumtur për këtë rast dhe se do të shkojë në Gjermani për vizitë te familjarët.
Ai njëherit falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës.
Celebrating a historic milestone! Just handed the last regular Schengen visa to a Kosovar citizen🇽🇰. Thrilled that this era is finally closing, marking the way for well-deserved visa liberalization in less than two weeks! 🇪🇺🌍 Bringing home & diaspora much closer together 🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/RqNmVA2Df1
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 18, 2023