Lajme
Jep dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi
Demokracia
15:44 | 25 Janar 2023

Share:

Dr.Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë.

ShSKUK ka konfirmuar dorëheqjen e tij, duke shtuar se Bislimi e ka marrë këtë vendim për shkaqe personale.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, ka konfirmuar SHSKUK për Express.

 

Të ngjashme