Lajme
Jep dorëheqje Isa Mustafa
Demokracia
14:46 | 15 Shkurt 2021

Share:

Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ashtu edhe siç kishte raportuar pak më parë Demorkacia.com, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën dje më 14 shkurt.

Ka qenë vetë Mustafa i icli pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, në një deklarim para mediave e ka bërë të ditur dorëheqjen e tij.

Ai tha se shumë shpejtë do të fillojnë edhe përgatitjet brenda partisë për zgjedhjen e kryetarit dhe kuvendit të ri të LDK-së.

“Ne e kishim kryesinë e LDK-së të cilën e thirra unë pas rezultateve të zgjedhjeve të fletëvotimeve të numëruara deri më tash. Rezultati është shumë i keq për LDK-në dhe që nuk e kemi pritur fare edhe nga takimet që i kemi pasur në terren edhe nga puna që e ka bërë zotëri Hoti sepse e vlerësojmë që e ka bërë një punë të suksesshme, por vota e qytetarëve është ajo e cila respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së unë sot e kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së që të zgjedh sa më shpejtë në mënyrë që LDK-ja ta ketë kryetarin e ri. Në ndërkohë ne do t’i bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë në mënyrë që ky proces të kryhet sa me sukses. Unë e vlerësoj se barti një përgjegjësi objektive si kryetar i LDK-së për krejt çka na ndodh, pa ma marrë parasysh që vetë nuk kamë qenë në proces të zgjedhjeve por dua ta ruaj LDK-në, dua që LDK-ja të fuqizohet edhe të rikthehet si forcë e rëndësishme politike sepse i nevojitet Kosovës edhe na nevojitet neve. Unë e kur e thërras Kuvendin ajo është shenjë që unë po tërhiqem dhe kuvendi do ta zgjedh kryetarin e ri të LDK-së. Ne tani nuk kemi zgjedhur ndonjë ushtrues të detyrës sepse nuk e kemi bërë atë formale, por ajo që është reale është që unë do të tërhiqem dhe së shpejti kuvendi i LDK-së do ta zgjedh kryetarin e ri të LDK-së”, theksoi ndër të tjerash Mustafa. /Demorkacia.com/

Të ngjashme