Ushtruesja e Detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita që mbante.
Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga SHSKUK-ja, të cilët kanë thënë se Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje për arsye personale.
“ShSKUK, ju konfirmon se U.D. drejtoresha e Klinikes Infektive sot ka paraqitur dorëheqjen e saj, për arsye personale”, kanë konfirmuar nga ShSKUK-ja.
Kujtojmë se Ajazaj-Berisha ka drejtuar Klinikën Infektive përgjatë kohës sa vendi është përballur me pandeminë COVID-19./Demokracia.com/