Lajme
Jep dorëheqje asamblisti i LDK-së në Prishtinë
Demokracia
13:25 | 28 Prill 2022

Share:

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Aliu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar në seancën e sotme të Asamblesë Komunale.

Më fillim të mbledhjes, kryesuesi Fehmi Kupina bëri të ditur se asamblisti Aliu ka dhënë dorëheqje nga ky post “për arsyeje personale”.

Në vend të Aliut, anëtar i Kuvendit Komunal u bë Driton Rukiqi i cili edhe bëri betimin në Kuvend Komunal.

Në këtë seancë fillimisht ka qenë e paraparë që të trajtohen 18 pika të rendit të ditës. Por pak ditë më parë u ndryshua ky rend me vetëm 10 pika të rendit të ditës.

Të ngjashme