Këngëtarja dhe njëherësh aktorja, Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, aktori Ben Affleck, raportohet se janë në një mosmarrëveshje lidhur me mënyrën e menaxhimit të shitjes së rezidencës së tyre martesore në Beverly Hills, Kaliforni, e cila është në treg prej gati nëntë muajsh.
Sipas burime për TMZ, Affleck, është shprehur i gatshëm të ulë çmimin e rezidencës për ta hequr sa më shpejt qafe nga duart e tyre, derisa Lopez ende shpreson të gjejë një blerës që do të paguajë çmimin e plotë.
Thuhet se nuk ka pasur interes serioz për pronën që nga fillimi i vitit. Çifti finalizoi divorcin në janar.
Ish-çifti e nxori në shitje vilën në korrik të vitit 2024, pasi më parë kishin tentuar ta shisnin në mënyrë diskrete.
Sipas raportimeve, ata kishin pranuar një ofertë prej 64 milionë dollarësh në shtatorin e kaluar, por blerësit e mundshëm u tërhoqën nga marrëveshja përpara finalizimit.
Lopez, 55 vjeç, dhe Affleck, 52 vjeç, blenë fillimisht pronën – e cila përfshin 12 dhoma gjumi dhe 24 banjo – për 60.85 milionë dollarë në qershor 2023, pothuajse një vit pasi u martuan në mënyrë të fshehtë në Las Vegas. /Telegrafi/