ShowBiz
Jennifer Lopez dëshiron më shumë fëmijë me Ben Affleck?
Demokracia
07:11 | 14 Qershor 2022

Share:

Jennifer Lopez përmbushi ëndrrën e saj për t’u fejuar me Ben Affleck.

Madje disa komente bëjnë me dije se çifti tashmë është martuar në një ceremoni private dhe intime.

Artistja e gjithanshme po jeton një moment të mrekullueshëm me Affleck dhe madje tregon se cilat janë planet e çiftit për të ardhmen, teksa është shumë e emocionuar me aktorin dhe regjisorin.

Në programin “Buenos Días América” JLo shkoi më tej dhe shpjegoi se ajo e konsideron partnerin e saj aktual njeriun ideal për të krijuar një familje tani e tutje.

“Nuk ka asgjë më të kënaqshme për mua sesa të mund të krijoj familjen time me dikë që e dua shumë”, ka treguar këngëtarja, biznesmenja dhe aktorja.

Fjalët e saj vijnë si befasi, sepse planet për të krijuar një familje mund të përfshijnë të bëhet sërish nënë në të ardhmen e afërt, pavarësisht 52 viteve të saj.

Jennifer Lopez tashmë ka dy fëmijë nga lidhja e saj me Marc Anthony: Emme Maribel Muniz dhe Maximilian David Anthony. Megjithatë, portorikano-amerikanja mund të mendonte për idenë e rritjes së numrit të anëtarëve në familjen e saj.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ishin fejuar në vitin 2002, por këngëtarja e anuloi martesën e tyre vetëm disa ditë para se ajo të bëhej, dhe u nda përgjithmonë me partnerin e saj aktual.

Pas kësaj, këngëtarja e hiteve si Follow The Lider dhe On the Floor ishte në lidhje me personazhe të tjerë të famshëm si reperi Drake apo ish-lojtari i bejsbollit Alex Rodriguez.

Sa i përket Benjamin Géza Affleck-Boldt, i njohur thjesht si Ben Affleck, ai ishte i martuar për 13 vjet me Jennifer Garner. Ata kishin tre fëmijë: Violet Anne Affleck, Seraphina Rose Elisabeth Affleck Garner dhe Samuel Garner Affleck./Klan Kosova/

Të ngjashme