ShowBiz
Jennifer Aniston reagon pas lajmeve se ajo do të bëhet nënë
Demokracia
15:23 | 14 Prill 2021

Share:

Përfaqësuesi i aktores Jennifer Aniston, ka mohuar lajmin se aktorja do të bëhet nënë.

Ditë më parë revista Closer raporti se sipas burimeve të saj aktorja Jennifer Aniston do të bëhej nënë.

Sipas tyre, aktorja kishte vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja ‘Casa Hogar Sion’ në Meksikë.

Thuhej se procesi i adoptimit do të finalizohej në muajin qershor dhe Jennifer kishte ndarë lajmin me aktorët e tjerë të serialit ‘Friends’, në ribashkimin e tyre.

Por këto lajme u hodhën poshtë nga një përfaqësues i aktores, i cili tha për “E! News” se lajmi nuk është i vërtetë.

“Historia është trillim dhe e pavërtetë”, deklaroi ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme