Lajme
“Jemi shtet demokratik”, Krasniqi: Në Serbi u ndalua një festival kozmopolit, në Kosovë u lejua Gazimestani
Demokracia
09:15 | 29 Qershor 2024

Share:

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi dhe Kosovës.

Ai ka thënë se derisa Serbia ka ndalur një festival që kishte për qëllim pajtimin, Kosova ka lejuar mbajtejn e një tubim klero-fashist serb.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon se Kosova është sheet demokratik.

“Ne Beograd u ndalua nje festival kulturor kozmopolit, gati ne frymen e ish vllaznim-bashkimit. Ne Prishtine(Gazimestan) u lejua e u mbajt nje tubim klero-fashist serb, ku pati primitivizem klero-fashist, por qe kaloi pa incidente. Pra, ne Serbi nuk lejohet nje aktivitet kulturor me fryme pajtimi, qe do te thote se Serbia eshte shtet me ideologji fashiste. Ne Kosove lejohet nje tubim me fryme urrejtjeje e hakmarrjeje, qe esencialisht do te thote se Kosova eshte shtet demokratik. Nuk e kam te qarte a e bejne kete dallim ne Bashkimin Evropian. Nese nuk e bejne, bejne poshtërsi”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme