Liga e Kampionëve 2024/25 ka arritur në fazën gjysmëfinale, me katër skuadrat e mbetura që do të përpiqen të arrijnë në finale në Mynih që zhvillohet më 31 maj 2025 .
Në gjysmëfinale, Interi do të përballet me Barcelonën për një vend në finale, me të dy klubet që kanë zhvilluar ndeshje historike më herët. Ndeshja e parë zhvillohet më 30 prill në Spanjë, ndërsa ajo kthyese më 6 maj në Itali.
Në anën tjetër, Arsenali dhe PSG do të përballen mes veti, për venin e finslistit tjetër. Ndeshja e parë zhvillohet më 29 prill në Angli, ndërsa ajo kthyese më 7 maj në Francë.
Më poshtë, disa statistika dhe lojtari kryesor i secilit ekip.
Arsenali
Forma : FBFBFF
Rezultati i fundit : Real Madrid 1-2 Arsenal (RP: 1-5) , ndeshja e dytë çerekfinale
Ndeshja radhës: Ndeshja e parë gjysmëfinale kundër Paris Saint-Germain
Arsenali ka humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit jashtë në të gjitha garat (9 fitore, 6 barazime). Bukayo Saka ka shënuar nëntë gola në 16 paraqitjet e tij të para në Ligën e Kampionëve.
Shkurtesat: F (fitore), B (barazim), H (humbje)
Barcelona
Forma: HFFBFF
Rezultati i fundit : Dortmund 3-1 Barcelona (RP: 3-5) , ndeshja e dytë çerekfinale
Ndeshja e radhës: Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Interit
Barcelona më në fund humbi pas 24 ndeshjeve si i pamposhtur në të gjitha garat (20 fitore, 4 barazime). Robert Lewandowski ka shënuar 40 gola për klubin në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. Nuk duhet harruar edhe forma e Raphinhas dhe Lamine Yamal.
Shkurtesat: F (fitore), B (barazim), H (humbje)
Interi
Forma:BFFBBF
Rezultati i fundit : Inter 2-2 Bayern (RP 4-3), ndeshja e dytë çerekfinale
Ndeshja tjetër e Ligës së Kampionëve : Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Barcelonës
Lautaro Martínez u bë lojtari i parë i Interit që shënon në pesë ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve gjatë ndeshjes së dytë çerekfinale me Bayern Munich.
Shkurtesat: F (fitore), B (barazim), H (humbje)
Paris Saint-Germain
Forma: BFFFFF
Rezultati i fundit : Aston Villa 3-2 Paris (RP4-5) , ndeshja e dytë çerekfinale
Ndeshja e radhës: Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Arsenal
Paris humbi vetëm për herë të dytë në 31 ndeshje (25 fitore, 4 barazime), por prapë përparoi kundër Aston Villas. Rezultati gjithashtu solli fundin e fitoreve të tyre prej 13 ndeshjesh. Ousmane Dembele ka treguar rritje të madhe nën drejtimin e Luis Enriques, por forca kryesore mbetet ekipi te francezët.
Shkurtesat: F (fitore), B (barazim), H (humbje)