Lajme
“Jemi gati kurdoherë – UÇK-së t’i sjellim nder”, dëshmorët e Hereçit përkujtohen në mënyrë të veçantë nga pasardhësit e tyre
Demokracia
20:24 | 29 Prill 2025

Share:

Me nderime dhe respekt të thellë, janë përkujtuar 20 dëshmorët e Hereçit të Gjakovës në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike për lirinë e Kosovës, nga të cilët 12 dhanë jetën në betejën e lavdishme të Koshares.

Dhjetëra të rinj të veshur me bluza të zeza me mbishkrimin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)”, u mblodhën në mënyrë të organizuar për të nderuar të rënët për liri.

Të rinjtë marshuan  drejt Koshares duke kënduar këngën për Adem Jasharin, duke rikthyer kohën e 23 prillit të vitit 1998, kur kishte ndodhur beteja.

“Jemi gati kurdoherë – UÇK-së t’i sjellim nder,
Plumbi neve nuk na frikëson,
Lufta e drejtë na trimëron.
Krenaria jonë kombëtare, rrënoftë ushtria çlirimtare,
Amanet na i la i pari, komandant Adem Jashari.”

Në këtë ceremoni u kujtuan me emër secili nga dëshmorët që ranë në emër të lirisë:

Asllan D. Rexhepaj

Agim Q. Metaj

Bekim S. Alijaj

Bujar S. Jasiqi

Besnik S. Jasiqi

Dinë R. Alijaj

Gazmend H. Ramaj

Hajdar R. Thaqi

Hasan B. Tahiraj

Iber Sh. Metaj

Luan X. Dinaj

Muhamet U. Zenunaj

Muharrem H. Isufaj

Sadik L. Alijaj

Skender Q. Hajdaraj

Shefqet S. Alijaj

Ukë M. Shabanaj

Vehbi A. Hasanaj

Emrat e dëshmorëve u përmendën me krenari, ndërsa vendosmëria për ta ruajtur kujtimin e tyre gjallë në zemrat e brezave të rinj u theksua në këtë përvjetor, raporton Telegrafi.

Të ngjashme