Më 2 qershor përfundon armëpushimi në Jemen – ndërmjet Qeverisë e cila mbështetet nga Arabia Saudite dhe grupit rebel “HouthI”, që përkrahet nga Irani.
Për dy muaj ka ekzistuar një paqe brenda Jemenit, por armëpushimi mbaron nesër – ende s’ka shenja që do të zgjatet.
Megjithatë, qeveritë perëndimore kanë kërkuar nga palët e përfshira në konfliktin civil që të zgjasin armëpushimin, raporton Al Jazeera, transmeton Express.
Jemeni është i përfshirë në konflikt që nga viti 2014, ku grupi kryengritës “Houthi”, me mbështetjen e Teheranit e mori nën kontroll kryeqytetin Sanaa.
Arabia Saudite pas një viti iu kishte përgjigjur duke e mbështetur Qeverinë e Jemenit.
Që nga ajo kohë në këtë shtet aziatik ka pasur krizë humanitare.
Madje, Kombet e Bashkuara e cilësojnë si krizën më të thellë humanitare në botë.