Auto&Tech
Jeff Bezos nuk do të jetë më shef ekzekutiv i Amazon
Demokracia
10:06 | 03 Shkurt 2021

Share:

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos do të largohet nga pozita si shef ekzekutiv i gjigandit të tregtisë elektronike që ai filloi gati 30 vjet më parë.

Ai do të bëhet kryetar ekzekutiv, një veprim që ai tha se do t’i jepte “kohë dhe energji” për t’u përqëndruar në sipërmarrjet e tij të tjera.

Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të zëvendësohet nga Andy Jassy, ​​i cili aktualisht drejton biznesin e informatikës në Amazon.

Ndryshimi do të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2021, tha kompania.

“Të jesh CEO i Amazon është një përgjegjësi e thellë dhe është konsumuese. Kur ke një përgjegjësi të tillë, është e vështirë të vendosësh vëmendje për ndonjë gjë tjetër,” tha Z. Bezos në një letër drejtuar stafit të Amazon të Martën.

“Si Kryetar i ekzekutuesit unë do të qëndroj i angazhuar në iniciativa të rëndësishme të Amazon, por gjithashtu do të kem kohën dhe energjinë e nevojshme për t’u përqëndruar në “Day 1 Fund”, “Bezos Earth Fund”, “Blue Origin”, “The Washington Post” dhe në tjera pasione të mija”.

“Unë kurrë nuk kam pasur më shumë energji dhe kjo nuk ka të bëjë me pensionimin. Jam jashtëzakonisht i apasionuar pas ndikimit që mendoj se mund të kenë këto organizata,” shtoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme