Auto&Tech
Jeff Bezos mbyll një nga faqet më të rëndësishme pas 25-vitesh shërbim
Demokracia
17:43 | 12 Dhjetor 2021

Share:

Amazon, një nga kompanitë më të mëdha në botë, ka njoftuar mbylljen e faqes së saj të internetit Alexa.com.

SHBA- Amazon, një nga kompanitë më të mëdha në botë, ka njoftuar mbylljen e faqes së saj të internetit Alexa.com. Mediat e huaja shkruajnë se Alexa.com do të mbyllet në maj 2022. Faqja e internetit ofronte shërbimin falas për një grup të plotë të mjeteve të SEO dhe analizës së konkurentëve në internet për 25 vitet e fundit.

Amazon tha se përdoruesit mund të shkarkojnë të dhënat e Alexa edhe para se kjo faqe interneti të mbyllet. Në të njëjtën kohë, abonimet e reja për Alexa.com do të mbyllen nga 8 dhjetori.

Kompania e krijuar nga Jeff Bezos nuk ka dhënë akoma arsye pse Alexa po mbyllet.

Të ngjashme