Auto&Tech
Jeff Bezos braktis postin e udhëheqësit të kompanisë më të madhe në botë për shkak të këtij vendimi
Demokracia
09:08 | 08 Qershor 2021

Share:

Pronari i Amazon dhe themeluesi i kompanisë hapësinore Blue Origin do të marrin pjesë në udhëtimin e parë turistik hapësinor që pritet të nisë më 20 korrik 2021.

“Që kur isha pesë vjeç kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë. Më 20 korrik do ta bëj me vëllain tim”, është mesazhi i postuar sot në Instagram nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili 15 ditë më parë dha dorëheqjen si CEO i kompanisë më të madhe në botë për shitblerje online.

Bezos njoftoi se do të hipte në lëshuesin suborbital Neë Shepard, për të marrë pjesë në udhëtimin e parë të kompanisë së tij, Blue Origin. Ai do ta bëjë këtë së bashku me vëllanë e tij Markun dhe këdo që fiton biletën e tretë në një ankand shumë milionësh.

Udhëtimi do të zgjasë 11 minuta dhe anija do të ngrejë udhëtarët 100 km mbi sipërfaqen e tokës. Nisja do të bëhet nga Launch Site One, Texas, 15 ditë pasi Bezos u largua nga posti i tij si CEO i Amazon.

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Bezos do të mundë themeluesin e Tesla, Elon Musk dhe themeluesin e Virgin, Richard Branson të cilët kanë edhe ata të njëjtin qëllim.

Ndërkohë, Blue Origin mbylli raundin e parë të ankandit muajin e kaluar dhe tha se mori më shumë se 5200 oferta nga 136 shtete të botës. Sipas kompanisë, oferta më e lartë aktuale është 2.8 milionë dollarë, por shifra pritet të rritet në raundin e dytë të ankandit që mbyllet më 12 qershor.

Kompania tha se nisja është planifikuar të bëhet pas pak më shumë se një muaji, më 20 korrik duke shënuar kështu udhëtimin e parë turistik suborbital.

 

Të ngjashme