Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni është transferuar te Granada nga Ferencvaros në afatin kalimtar të janarit.
Uzuni nënshkroi me klubin spanjoll, pas largimit nga Ferencvaros i Hungarisë.
Sulmuesin shqiptar e motivoi babai i tij, Artani, që zgjodhi disa fjalë në llogarinë e tij në Facebook.
“Ti je vërtetë një Luan, Myrto Uzuni! Forca, vullneti, puna, vuajtjet dhe sakrifica jote, për të arritur atje ku kishe synuar, u kurorëzua La Liga.Prandaj është e drejta jote të ulërish me të madhe: Ia dolaaaa!”, shkruan babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare në postimin e bërë në “Facebook”.
Raportohet se Granada pagoi 3.5 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar. /Demokracia.com/