Sport
“Je gjyqtar i Juventusit” – Federata italiane e dënon rëndë futbollistin e njohur pas akuzave ndaj arbitrit
Demokracia
19:28 | 19 Prill 2022

Share:

Medel, futbollisti i Bolognës e mbylli përpara kohe ndeshjen e fundit kundër Juventusit në Serie A.

Lojtari kilian shpërtheu në protesta ndaj gjyqtarit pas vendimit të këtij të fundit për të akorduar 11 metërsh për “Zonjën e Vjetër”.

“Je i Juventusit”, thuhet se ishin fjalët e thëna nga Medel në drejtim të gjyqtarit, që shtynë këtë të fundit të jepte karton të kuq.

Si për të mos mjaftuar me kaq, lojtari i Bolonjës është ndëshkuar edhe nga Federata Italiane, njoftojnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.

Medel do të jetë i pezulluar për dy ndeshje, si dhe duhet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh për fjalët e thëna në drejtim të arbitrit./Demokracia.com/

Të ngjashme