ShowBiz
“Je gjarpër”| Shpërthen debati në mes të Stresit dhe Mbresës
Demokracia
15:42 | 29 Janar 2023

Share:

Reperi i njohur, Stresi është ndër banorët më të zëshëm në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova.

Që kur nisi spektakli në dhjetor të vitit të kaluar, reperi nga Shqipëria ka krijuar situata të ndryshme, duke ngjallur debate mes banorëve, është shfaqur emocional dhe ka treguar edhe anën njerëzore përtej profesionit.

Pas një debati të vazhdueshëm me Xhulin, reperi së fundmi është përfshirë në një të tillë me Mbresën.

Dyshja fillimisht u panë në shoqëri dhe raporte të mira me njëri-tjetrin, por sot (e diel) ata kanë nisur një debat.

Reperi u shpreh se në fillimi ajo kishte fituar simpatinë dhe respektin e tij, por kjo ka ndryshuar pas spektaklit të së premtes (27 janar).

“Ke bërë gjestin më të keq. Ta them në sy të gjithë shqiptarëve, të kam dashur shumë dhe të kam simpatizuar kur të gjithë të kanë parë me sy tjetër, që thotë që unë e kam përdorur Mbresën, kjo është shumë e zgjuar duhet ta kishte kuptuar a e kam përdorur apo jo, më iku truri dhe për një moment ndoshta është metodë e jotja, nuk e di se çfarë i kam bërë”, tha reperi.

Në anën tjetër, Mbresa tha se e ka menduar si më të zgjuar ndërsa edhe përdori termin ‘gjarpër’ drejt tij.

“Unë kam menduar se je më i zgjuar se kaq që nuk po e kupton se çfarë ke bërë, po thua nuk je gjarpër, tash po thua nuk jam, ti e ke veshur me qëllim bluzën me gjarpër për këtë, kur të kanë thënë që je gjarpër e ke marrë si kompliment”, iu drejtua Mbresa reperit.

Të ngjashme