ShowBiz
“Je e vetmja dashuri” nga Getinjo dhe Ana publikohet me videoklip të premten
Demokracia
10:23 | 31 Janar 2023

Share:

“Je e vetmja dashuri” është kënga që Getinjo dhe Ana Kabashi e realizuan brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ky projekt i tyre u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe mblodhi mijëra klikime në YouTube.

Të njëjtit pas daljes nga formati i lartpërmendur kanë njoftuar se këtë këngë do ta bëjnë në mënyrë profesionale, të kompletuar edhe me videoklip.

Ata së fundmi përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar se të premten (3 shkurt) do të jetë në dispozicion bashkëpunimi i tyre.

“Je e vetmja dashuri. 03.02.2023 të premten. E gëzofshim pra”, ka shkruar bukuroshja nga Peja në postimin e ndarë në Instagram.

Besohet se projekti do të jetë një nga hitet e kësaj kohe, marrë parasysh reagimet që fansat kanë bërë deri më tani.

Ana ndryshe qëndroi për më shumë se një muaj brenda shtëpisë dhe për atë kohë dhuroi gjëra shumë të bukura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jimmy 😎 (@getinjo)

Të ngjashme