“Paragjykimet e shoqërisë ndaj grave që kujdesen për vete”, ishte tema e diskutimit mbrëmë në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”.
Nën moderimin e Shpend Lipes, për këtë temë diskutuan Aferdita Paqarada, psikologja Antigona Qenaj-Sejdiu dhe moderatorja nga Shqiperia, Bora Shahini-Mustafaraj.
Gjatë debatit, Paqarada tha se e kanë paragjykuar shumë herë, edhe atëherë kishte disa kg më pak.
“Unë kam qenë nën peshë, jam përqesh prej nxansave në shkollë fillore, edhe kjo ka qenë deri në moshen 15-vjeçare”, tha Paqaranda.
Ndërkaq, psikologja tha se e kanë paragjykuar për shkak të kg më shumë.
“Unë e kam ndje një dozë të paragjykimeve si fëmijë se kam qenë gjithmonë mbi peshë, e kam pas brenda meje një inat që ka me i mbrri majat me mbipeshë, dhe ja ku jam sot”, tha Qenaj-Sejdiu.
Po ashtu edhe moderatorja Bora Shahini-Mustafaraj tregoi se kur është ndier e paragjykuar.
Se çfarë mesazhi kanë dhënë për vajzat e reja, e mësoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.