ShowBiz
Jay-Z zbulon trego cila ishte arsyeja që mësoi notin pak vite më parë
Demokracia
23:45 | 01 Qershor 2021

Share:

 

 

Jay-Z zbuloi se mësoi të notonte vetëm pak vite më parë, pasi ai dhe Beyoncé sollën në jetë vajzën e tyre të parë Blue Ivy, në vitin 2012.

Gjatë një episodi të fundit të The Shop: Uninterrupted, i prezantuar nga ylli i NBA, LeBron James dhe biznesmeni Maverick Carter, reperi reflektoi për rritjen e së bijës 9-vjeçare, Blue Ivy, së bashku me binjakët 3-vjeçarë, Rumi dhe Sir, duke zbuluar se nuk e ka ditur notin deri vonë.

“Është e mahnitshme. Është një gjë shumë themelore. Unë nuk mësova të notoja deri sa lindi Blue”, -tha Jay-Z, duke i çuditur të gjithë të pranishmit. “Ka të bëjë me gjithçka që duhet të dini. Kjo është një metaforë për marrëdhënien tonë. Nëse ajo bie ndonjëherë në ujë dhe unë nuk mund ta kap, as nuk mund ta imagjinoj. Duhet të mësoj se si të notoj! Kjo është. Ky ishte fillimi i marrëdhënies sonë.”

Gjatë intervistës, ylli i muzikës gjithashtu tregoi se si të qenit prind i ka lënë në hije arritjet e tij muzikore, siç ishte hyrja e tij në Rock & Roll Hall of Fame, në maj.

 

 

 

Të ngjashme