Lajme
Javën e ardhshme pritet të nis ndërtimi i pesë çerdheve në Kosovë
Demokracia
17:25 | 28 Shtator 2022

Share:

Javën tjetër pritet të nis ndërtimi i pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke shtuar se edukimi i hershëm është një nga prioritetet e Qeverisë Kurti.

“E lumtur që në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, sot nënshkruam kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit. Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme”.

Tutje, ka thënë se Ministria e Arsimit është në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja.

“Ndërkohë, në Junik një objekt i shkollës është duke u rinovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe. Kurse, edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe”, ka përfunduar Nagavci.

Të ngjashme