Lajme
Javën e ardhshme debati për politikën e jashtme
Demokracia
13:10 | 04 Prill 2022

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që të enjten të mbahet seanca e radhës.

Në këtë seancë, pritet shqyrtimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore si dhe shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publikë.

Po ashtu ajo ka treguar se debati për politikën e jashtme do të zhvillohet të martën e javës së ardhshme, shkruan Demokracia.com.

Debati për politikën e jashtme, ka dështuar të mbahet me 28 mars për shkak se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla munguan në seancë.

Të ngjashme