Sport
Javë historike për të keq në Serie A, hera e fundit kur gjithë “gjigantët” humbën ishte para 67 vitesh
Demokracia
12:44 | 19 Shtator 2022

Share:

Java e fundit në Serie A para pushimit përfaqësues, i shtati radhazi, solli disa rezultate të papritura dhe njëkohësisht hyri në historinë e kompeticionit të lartpërmendur.

Më së shumti për shkak të rezultateve javore, sepse për herë të parë që nga 13 shkurti 1955, pamë Interin, Milanin, Romën dhe Juventusin të humbnin ndeshjet brenda një dite, transmeton Demokracia.com.

Gjithçka nisi me Interin, i cili u mposht në ndeshjen e të dielës ndaj Udineses 3:1 në orën 12:30, edhe pse kaloi në avantazh në minutën e 5-të.

Më pas Juventusi humbi 1:0 papritur nga Monza, ekipi që deri para takimit pozicionohej në vendin e fundit në tabelë.

Më pas Roma humbi në shtëpi ndaj Atalantës me 1:0, në mënyrë që në mbrëmje Napoli të mposht Milanin me 2:1 dhe kështu të shkojë në krye të tabelës.

Kreun Napoli e ndan me Atalantën e lartpërmendur, pasi të dyja skuadrat kanë nga 17 pikë.

Udinese është në pozitën e tretë me 16 pikë, Lazio dhe Milan kanë nga 14 pikë, Roma 13 pikë, Interi është në 12 pikë, Juve dhe Torino kanë marrë nga 10 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme