Lajme
Javë e rëndë në gjykata: Krimet brenda familjes që tronditën vendin
Demokracia
21:56 | 03 Dhjetor 2023

Share:

Çka ndodhi në këtë javë të rëndë për vendin?

Për vrasjen makabër të Liridona Ademajt që tronditi vendin, ekipi i Nacionales ka qëndruar të dielën te Pallati i Drejtësisë, ku e kuptuam se ndaj ish-bashkëshortit të Liridonës, Naimit, u caktua masa e paraburgimit nën dyshimin për bashkëkryerje të vrasjes së rëndë.

Paraburgimi u caktua edhe për dorasin Granit Plava e të dyshuarin për bashkëpunim Kushtrim Kokalla. Tre të akuzuarit para gjykatorës u sollën nga budrumi i Pallatit, mbase për t’i shmangur mediat. Mediave tentuan t’i shmangen edhe avokatët e të akuzuarëve, por pa sukses. Pas insistimit, arritëm t’i marim dy fjalë nga pala mbrojtlse.

Nacionale, natyrisht, është duke e përcjellur hap pas hapi këtë rast e do të iu mbaj të informuar me secilin veprim të institucionëve përgjegjëse.

Për vrasjen e Liridonës, reagoi edhe Presidentja e vendit e Kryeministri.

Por, t’a porosisësh vrasjen e bashkëshortit, anipse në rrethana e kushte e motive të ndryshme, nuk është vepër krejt e panjohur për gjykatat e Kosovës.

Të hënën, dy ditë para vrasjes së Liridonës, ekipi i Nacionales ishte në Prizren. Aty do të raportonim pikërisht për porositjen e vrasjes së bashkëshortit.

Resmije Bytyqi dyshohet se i shtyri Murat Ademin e Reshat Ademin, djemtë e mixhës së saj, t’a vrisnin bashkësortin Abedin Bytyqi, kështu thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, Murat Ademi ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin. Murat Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dytë e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë flakën dhe më pas e kanë groposur.- thuhet në aktakuzë. Këtë të hënë u mbajt shqyrtimi gjyqësor për këtë rast. Kush e kishte vozitur cilën veturë, para aktit? Kjo i përplasi fort Gjyqtarin e Avokatin e Murat Ademit i cili akuzohet se ka shkuar te shtpëpia e Fadil Fetiut, ku ishte duke punuar tashmë i ndjeri, duke e rrëmbyer Abedin Bytyqin.

Avokati e kundërshton edhe një shkresë të gjyqtarit në lidhje me DVR (video), ku pretendohet të shihet i akuzuari. Meqenëse u vendos që DVR (video) të dërgohet në forenzikë, seanca u mbyll, për të vazhduar një ditë tjetër. Ekipi i Nacionales, gjatë javës ka mbuluar edhe raste të tjera, poashtu në interes të publikut. Por këtë javë jashtëzakonisht të rëndë me raportimet mbi krime brenda familjes, e ilustruam vetëm me këto dy raste.

Të ngjashme