Sport
Java tjetër në Superligë: Prishtina e Drita luajnë si vendas, Ballkani me udhëtim të vështirë – Gjilani luan te Ulpiana
Demokracia
16:41 | 07 Nëntor 2021

Share:

Java e 14-të në kampionatin elitar të Kosovës në futboll vazhdon pas dy javësh për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Ballkani si lider i kampionatit do të marrë rrugën për në Merdare për t’u takuar me Llapin.

Prishtina do të kërkojë fitoren kundër Dukagjinit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Gjilani ka punë me skuadrën e papërshtatshme, Ulpianën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ndërsa ndeshe interesante luhet në Gjilan me Dritën nikoqire të Drenicës.

Feronikeli dhe Malisheva është çifti tjetër i xhiros së 14-të kampionale.

Çiftet e plota:

Ulpiana – Gjilani

Feronikeli – Malisheva

Prishtina – Dukagjini

Drita – Drenica

Llapi – Ballkani. /Demokracia.com

Të ngjashme