Sport
Java shtatë në Superligë mbyllet sot, derbi i vjetër kosovar luhet në “Karagaçi”
Demokracia
10:59 | 04 Nëntor 2021

Share:

Xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll përmbyllet sot (e enjte).

Në program për ditën e sotme janë dy përballje, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja kryesore do të jetë në palestrën “Karagaçi” atje ku ndeshen dy rivalët e vjetër të basketbollit kosovar, Peja dhe Sigal Prishtina.

Dueli ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës luhet me fillim nga ora 17:00.

Dy orë më vonë ballafaqohen dy skuadrat në formë të mirë këtë edicion, Prizreni 16 dhe Trepça.

Peja është në vendin e dytë me 15 pikë, ndërsa Prishtina e gjashtë me 12 të tilla.

Prizreni 16 në anën tjetër ka grumbulluar 12 pikë në vendin e pestë, kurse Trepça pozicionohet në vendin e tretë me 14 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme