Lajme
Java nis sërish me acar, temperatura deri në -12 °C
Demokracia
19:59 | 17 Janar 2021

Share:

Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë javës.  Në fillim të javës mbetet shumë ftohtë, më pas temperaturat në rritje.  Nga e premtja priten mundësi edhe për të reshura shiu.

Sipas Prishtina Weather në ditët e ardhshme mbi vendin tonë shtrihen fusha anticiklonike që mundësojnë mot më stabil, mirëpo masat e acarta polare mbeten ende prezente duke mbajtur temperaturat minimale thellë nën vlera mesatare.

Ndërkohë nga Mesdheu dhe Afrika veriore fillojnë të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që në pjesën e dytë të javës shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke rritur gradualisht temperaturat edhe mbi vlera mesatare.  Deri në fundjavë pritet edhe depërtimi i një cikloni nga Atlantiku mbi Itali, që nga dita e premte mundëson edhe të reshura shiu, e në vise malore të borës.

Në ditët në vijim, shkaku i kushteve jo shumë të favorshme meteorologjike, në aspektin e qarkullimit ajror, koncentrimi i ndotësve ajror do të jetë më i lartë pranë sipërfaqes tokësore, e që do të përkeqësoj indeksin e cilësisë së ajrit ku do të mbetet kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

Të ngjashme