Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në tri ditët e para të javës do të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale shiu.
Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
Ndërkaq të martën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe me riga lokale shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale dhe do të krijojë vështirësi në komunikacion. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Të mërkurën parashihet situatë kryesisht e ngjashme meteorologjike por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius..
Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Ndërkaq për të premten parashihet mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.