Lajme
Java ku Kurti dhe qeveria e tij e shkelën Kushtetutën prapë dhe e sulmuan sistemin gjyqësor
Demokracia
09:44 | 30 Qershor 2024

Share:

Cak i sulmeve të pushtetit gjatë javës që po e lëmë pas ishte Gjykata Kushtetuese.

Arsyet që çuan në sulmin e pushtetit ndaj kësaj Gjykate, ishte rrëzimi i Ligjin Për Byronë e Konfiskimi të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Një ndër premtimet kryesore të Qeverisë Kurti, nuk kaloi testin e Kushtetutës pasi Ligji në tërësi u shpall antikushtetuese.

Kjo çoi si zakonisht në sulm ndaj punës së Gjykatës Kushtetuese.

E parë që filloi këtë sulm ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka sulmuar drejtpërdrejt 5 gjqytarët e kushtetueses që votuan “pro” rrëzimit të këtij ligji.

“5 gjyqtarë nga 9 sa janë gjithësej vendosën që Ligjin më të rëndësishëm në kuadër të pakos kundër korrupsionit e keqpërdorimit të detyrës zyrtare ta shpallin të pavlefshëm.” – ka shkruar Haxhiu, transmeton nacionale.

Por keq nuk e la as kryeministri Albin Kurti, i cili bashkë më vartësit e tij nijihen për sulme ndaj kujtdo që nuk mendon ngjashëm si ta.

Ai ka thënë se Kushtetuesja po e vonon ndjekjen e krimit, teksa ka përmendur edhe votimit brenda GJK-së.

“Me gjithë këto, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës rrëzoi që të dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit, ta vonojë reformën tonë. Me 5 vota në raport me 4 vota kundër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, duke treguar kështu që Kushtetua ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetueses e në raport me gjysmën tjetër të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese” – ka thënë Kurti, duke kërkuar që Ministria e Drejtësisë të fillojë menjëherë ndryshimet për këtë ligj.

“Ndërkohë, kërkoj nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshime dhe të procedojë me urgjencë në Qeveri. Drejtësia duhet të bëhet, drejtësi duhet të ketë, drejtësi do të ketë.” – ka thënë ai.

Ndryshe, GjK-ja ka gjetur shkelje edhe në shkarkimin e anëtarës se OSHP-së, në disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Të ngjashme