Sport
Java e tetë në Superligë përmbyllet sot, ballafaqohen rivalët e vjetër
Demokracia
10:09 | 28 Tetor 2021

Share:

Java e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll përmbyllet sot me vetëm një ndeshje në program.

Dy rivalët e vjetër të basketbollit kosovar, Bashkimi dhe Peja përballen mesvete, shkruan Demokracia.com.

Pejanët vijnë nga një ecuri fantastike e rezultateve, me ç’rast janë lider në tabelë me 13 pikë.

Ndërkaq, Bashkimi me 11 pikë ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë.

Kjo përballje do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec dhe fillon nga ora 17:00. /Demokracia.com

Të ngjashme