Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë kampionale.
Ndeshjet me vëmendjen më të madhe do të jenë ato që zhvillohen në Gjilan e Skenderaj.
Gjilani pas triumfit në derbin kundër Dritës, fitoren do ta kërkojë edhe në shtëpi ku ka përballë Llapin që nuk dinë për fitore deri më tani.
Drenica dhe Malisheva, dy skuadrat që po tregojnë formë të mirë në këtë fillim të edicionit do të sfidohen mesvete në stadiumin “Bajram Aliu”.
Drita kërkon këndelljen pas disfatës në derbi në udhëtim te Dukagjini i Klinës.
Prishtina do të jetë “zot shtëpie” në takimin kundër Ulpianës. Ballkani i bën konak Feronikelit.
Çiftet e plota të javës së shtatë:
Gjilani – Llapi
Ballkani – Feronikeli
Drenica – Malisheva
Prishtina – Ulpiana
Dukagjini – Drita. /Demokracia.com