Java e shtatë në elitën e futbollit kosovar përmbyllet sot me vetëm dy ndeshje në program.
Pasdita e sotme është e rezervuar për dy duele që pritet të jenë shumë interesante, shkruan Demokracia.com.
Prishtina, kampionia në fuqi e Kosovës në shtëpinë e saj stadiumin “Fadil Vokrri” do t’i bëj “konak” të promovuarve në elitë, Ulpianës.
Në anën tjetër, stadiumi “18 Qershori” në Klinë hap dyert për sfidën ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës.
Vendasit nuk dinë për fitore në gjashtë xhirot paraprake, andaj synojnë pikët maksimale.
Të njëjtin synim e kanë edhe të përzgjedhurit e Ardian Nuhiut që duan ta harrojnë sa më shpejt humbjen në derbin kundër Gjilanit.
Dy ndeshjet në fjalë fillojnë nga i njëjti orarë, 15:00. /Demokracia.com