Sonte me ndeshjen Peja-Bashkimi do të përmbyllet xhiroja e parë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Derbi i vjetër i basketbollit të Kosovës pritet të jetë shumë interesant, me të dy skuadrat që kanë bërë disa përforcime për edicionin e ri, përcjell Demokracia.com.
Takimi zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Karagaçi’ pa praninë e shikuesve dhe me masa strikte për shkak të pandemisë me Covid 19. /Demokracia.com