Sport
Java e gjashtë në Superligë vazhdon në fundjavë, spikat derbi i madh Drita – Gjilani
Demokracia
18:13 | 19 Shtator 2021

Share:

Me tri duelet e ditës së sotme (e diel) ka përfunduar java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiroja e radhës, ajo e gjashta vazhdon fundjavën tjetër me disa takime interesante, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në takimin mes rivalëve të urryer lokal Dritës dhe Gjilanit.

Kjo përballje me gjasë do të zhvillohet jashtë qytetit të Gjilanit për faktin se stadiumi është në vazhdën e punimeve për rinovim.

Prishtina do të luajë sërish në udhëtim, kësaj radhe në Drenas ku përballë do ta ketë Feronikelin.

Drenica merr rrugën për në Merdare për t’u ndeshur me Llapin, derisa Ballkani luan te Malisheva.

Çiftet e plota:

Ulpiana – Dukagjini

Llapi – Drenica

Drita – Gjilani

Malisheva – Ballkani

Feronikeli – Prishtina. /Demokracia.com

Të ngjashme