Sport
Java e gjashtë në Superligë luhet në mesjavë, Drita dhe Gjilani zhvillojnë derbin më të madh në Kosovë
Demokracia
11:14 | 12 Shtator 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë kampionale.

Përballja kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet në Anamoravë me Dritën dhe Gjilanin që përballen në derbin më të madh në Kosovë, raporton Demokracia.com.

Dy rivalët e përbetuar lokal sfidohen të mërkurën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Këtë xhiro do të zhvilllohen vetëm katër takime, për faktin se takimi Llapi – Ballkani është shtyrë sepse mysafirët do zhvillojnë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Në takimet tjera, Prishtina luan në shtëpi kundër Malishevës, Trepça ’89 i bën “konak” Ferizajt dhe Dukagjini synon këndelljen ndaj Drenicës në Klinë.

ÇIFTET E PLOTA:

Drita – Gjilani

Prishtina – Malisheva

Trepça ’89 – Ferizaj

Dukagjini – Drenica

Llapi – Ballkani (E SHTYRË)./Demokracia.com/

Të ngjashme