Sport
Java e ardhshme në Superligë luhet pas dy javësh, luhet njëra nga ndeshjet më e rëndësishme të edicionit
Demokracia
17:16 | 20 Mars 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas dy javësh me ndeshjet e javës së 27-të kampionale.

Për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, ndeshjet e elitës së futbollit kosovar luhen pas dy javësh, shkruan Demokracia.com.

Kryendeshja e xhiro së 27-të zhvillohet mes Gjilanit dhe Ballkanit. Dy konkurentët direkt për titull të kampionit këtë edicion përplasen në Anamoravë.

Takim tjetër interesant luhet edhe mes Prishtinës e Llapit. Drita viziton Lipjanin për t’u ballafaquar me Ulpianën, Drenica synon fitore ndaj Feronikelit, e Dukagjini i bën “konak” Malishevës.

Këto janë çiftet e plota të xhiros së radhës në Superligë:

Prishtina – Llapi

Drenica – Feronikeli

Ulpiana – Drita

Gjilani – Ballkani

Dukagjini – Malisheva./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024