Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së pestë.
Kjo xhiro sjell dy derbi në Prishtinë e Gjilan, por edhe me disa ndeshje tjera interesante, shkruan Demokracia.com.
Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” i bën “konak” kampionit në fuqi, Ballkanit të dielën.
Drita të shtunën luan para shikuesve të vetë në Gjilan kundër Llapit.
Malisheva udhëton te Trepça ’89, Gjilanin e pret takim i vështirë në Klinë kundër Dukagjinit e Drenica mirëpret Ferizajn.
ORARI:
E shtunë:
Drita – Llapi
Trepça ’89 – Malisheva
E diel:
Prishtina – Ballkani
Dukagjini – Gjilani
Drenica – Ferizaj./Demokracia.com/