Elita e futbollit kosovar këtë vikend vjen me ndeshjet e javës së 5-të e cila pritet të sjellë disa përballje mjaft joshës edhe të forta, shkruan Demokracia.com.
Padyshim vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ndeshen Ballkani e Llapi, derisa ndeshje tejet joshëse është ajo ndërmjet Dukagjinit e Prishtinës që zhvillohet në Klinë, e ku pikët për të dyja skuadrat janë tejet të nevojshme.
Takim tjetër joshës është edhe Drenica e Drita, dy skuadra këto që ende nuk kanë humbur këtë edicion derisa përballje tejet joshëse pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Malishevës e Feronikelit, dy skuadra këto që kanë një start tejet të mirë.
Më poshtë mund të shihni komplet orarin e ndeshjeve të javës së 5-të të cilat luhet të shtunën dhe dielën nga ora 16:00 përveç ndeshjes Dukagjini – Prishtina që nis nga ora 15:00 /Demokracia.com