Sport
Java e 31-të sjell përballje që mund ta përcaktojnë fatin e kampionatit
Demokracia
18:00 | 25 Prill 2023

Share:

Java e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të sjellë disa ndeshje që mund të përcaktojnë shumëçka, sidomos në luftë për ekzistencë, shkruan Demokracia.com.

Një nga duelët më joshëse është ai ndërmjet Drenicës e Malishevës, ku një humbje e skuadrës drenicase do të thotë përfundimisht edhë rënie nga elita, çka do të ishte  hera e parë për skuadrën kuqezi.

Në anën tjetër lideri i tabelës, Ballkani ka një udhëtim të vështirë në Klinë ku përballet me Dukagjinin skuadër kjo që po lufton për pozitën e tretë në tabelë që dërgon edhe në Evropë.

Drita para tifozëve të vetë do të luajë me Ferizajn ku edhe debuton trajneri i ri, Akis Vavalis. Një sfidë shumë joshëse është edhe ajo në “Fadil Vokrri” ku ndeshen Prishtina e Llapi, dy skuadra që gjithashtu po luftojnë për një vend në Evropë.

Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të javës së 31-të. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024