Java e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet të nxehta.
Tashmë garat kanë hyrë në fazën e fundit të saj dhe me të drejtë pritet luftë e madhe, si nga skuadrat që luftojnë për titull ashtu edhe nga ato që luftojnë për mbijetesë, shkruan Demokracia.com.
Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve tashmë ka caktuar gjyqtarët e kësaj jave derisa takimi kryesor ai ndërmjet Llapit e Dritës i është besuar gjyqtarit, Visar Kastrati.
Në një tjetër ndeshje të rëndësishme sikurse ajo ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës ’89, e cila është e vlefshme për mbijetesë janë deleguar po ashtu gjyqtarë me stemën e FIFA-s.
Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje si gjyqtar i kryesor.
Më poshtë mund t’i shihni komplet gjyqtarët e deleguar për këtë javë. /Demokracia.com