Me ndeshjen e sotme Feronikeli – Drita është mbyllur java e 23-të në elitën e futbollit kosovar.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Drita ka mundur Feronikelin me rezultat minimal, 0:1 për t’i dhënë fund javës së 23-të, shkruan Demokracia.com.
Por, java e 24-t në Superligën e Kosovës pritet të jetë më interesante se asnjëherë.
Në këtë xhiro do të zhvillohet derbi më i madh në vend, ai mes Dritës dhe Gjilanit.
Ndonëse të dyja skuadrat kanë objektiva të kundërta këtë edicion, rivaliteti në derbi gjithnjë di të jetë i madh.
Po ashtu, në këtë xhiro, Trepça ’89 e sfidon Feronikelin në Mitrovicë, Llapi luan ndaj Drenicës, Arbëria me Ballkanin dhe Prishtina është nikoqire e Besës.
Pesë ndeshjet në fjalë do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme. /Demokracia.com