Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë.
Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet në Pejë mes Besës dhe Trepçës ’89, shkruan Demokracia.com.
Ndërkaq, të shtunën do të luhen dy ndeshje – Prishtina e pret Llapin në kryeqytet dhe Gjilani luan si nikoqir i Arbërisë.
Kurse, të dielën luhen poashtu dy ndeshje.
Feronikeli e pret Dritën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndërkaq Ballkani është nikoqir i Drenicës.
Orari i plotë:
E premte
Besa – Trepça ’89 13:00
E shtune
Prishtina – Llapi 13:00
Gjilani – Arbëria 13:00
E diel
Feronikeli – Drita 13:00
Ballkani – Drenica 13:00. /Demokracia.com