Sport
Java e 21-të në Superligë përmbyllet sot, Gjilani luan në shtëpi, Prishtina udhëton në Skenderaj
Demokracia
09:17 | 24 Shkurt 2022

Share:

Java e 21-të në elitën e futbollit kosovar përmbyllet sot me dy përballje në program.

Stadiumi i qytetit në Gjilan e pret një duel mjaft interesant. Gjilani dhe Dukagjini synojnë fitoren në takimin që do të zhvillohet nga ora 13:00, shkruan Demokracia.com.

Nga i njëjti orar nis edhe takimi tjetër ndërmjet Drenicës së motivuar dhe Prishtinës në krizë.

Kujtojmë se të martën u zhvilluan tri duelet hapëse të kësaj xhiroje.

Drita trumfoi 1:2 në udhëtim te Malisheva, Llapi e ka “demoluar” Feronikelin 4:2, ndërkohë që fitore mori edhe Ballkani që mundi 3:0 Ulpianën./Demokracia.com/

Të ngjashme